May 14, 2024
Rajon - Botë

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Izraeli godet ambulancat dhe bllokon qasjen tek të plagosurit

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekipet shëndetësore në Rripin e Gazës nën bllokadë, nuk mund të mbërrijmë tek të plagosurit dhe tek ata që janë nën rrënoja, për shkak se forcat izraelite pengojnë dhe shënjestrojnë ambulancat, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze theksoi se kanë marrë telefonata të shumta se në veri të Gazës shumë persona kanë mbetur nën rrënoja dhe se dhjetëra të tjerë të plagosur kanë nevojë për trajtim mjekësor urgjent por që forcat izraelite pengojnë transportin e ambulancave dhe shënjestrojnë të gjithë ata që përpiqen të lëvizin.

Midis rajoneve ku Izraeli vazhdon sulmet dhe bllokon qasjen janë një pjesë e jugut dhe veriut të rajonit Er-Rimal, kampi i refugjatëve Al-Shati, pjesa perëndimor e Beit Lahia, Al-Tawam, Al-Karam, zona përreth spitalit Al-Shifa, spitali Nasr, spitali Al-Rantisi dhe zona Tel al-Hawa.

Njoftohet se zonën nën rrethim kanë mbetur vetëm 3 spitale që ofrojnë shërbim dhe se ato kanë mungesë serioze të karburantit, produkteve mjekësore dhe ilaçeve.

“Situata humanitare në Rripin e Gazës, kryesisht në zonat veriore vazhdon të përkeqësohen me shpejtësi dhe në mënyrë dramatike”, thuhet në deklaratën ku komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente që ekipet shëndetësore të lejohen të mbërrijnë në mënyrë të sigurt tek të plagosurit.