May 17, 2024
Zgjedhje Lokale 2021

Kasami: Tetovën do ta ndryshojmë me ka krejt

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për komunën e Tetovës Bilall Kasami ka shpalosur 16 projektet kapitale përmes të cilave do ta transformojë Tetovën.

Shkollat fillore me një ndërrim, duke ndërtuar objekte të reja shkollore në qytet dhe fshatrat e Malësisë. Çerdhe për çdo fëmijë të moshës parashkollore
Të gjitha shkollat do të pajisen me tabela elektronike për çdo klasë, projektore për çdo klasë, restaurimin e terreneve sportive, furnizimin e kabineteve me mjete të nevojshme.
Ndërtim i rrjetit të ri shpërndarës të ujit. Do të ketë 24 orë ujë për pije.
Ndërtim i rrjetit të ri të kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferike.
Strukturim i ndërmarrjeve publike që kanë probleme financiare. Strukturim i ri i NPK-së.
Zgjidhje përfundimtare me transportin publik
Malësinë e Tetovës do ta shndërrojmë në qendër turistike e kulturore.
Zhvillimin e zonave ekonomike të Tetovës.
Themelimi i zyrës për Inkubator biznesi
Ndërtimi i 4 pishinave të mbyllura.
Revidimi dhe zgjerimi i Planit Urbanistik.
Ndërtimi i fushave sportive në Malësinë e Tetovës.
Ndërtim dhe merremetim i infrastrukturës rrugore.
Ndërtimi i parkingjeve në zonën qendrore.
Krijimi i Policisë Komunale.
Ndërtim i fabrikës për reciklimin e mbeturinave.