May 1, 2024
Maqedoni

MPB: Janë lajmëruar krisma në Kumanovë, por jo edhe të plagosur

Disa portale kanë shkruar për gjoja një incident në Kumanovë me të plagosur.
Mirëpo zëdhënësi i MPB Goce Andreevski për portalin Lideri.mk, deklaroi se nuk është denoncuar rast i tillë.

“Janë denoncuar krisma në Kumanovë, por jo edhe të plagosur”, deklaroi Andreevski për portalin Lideri.mk.

Siç merret vesh krismat kanë ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta.

“MPB po punon në ndriçimin e rastit”, shtoi Andreevski./Lideri