May 14, 2024
Maqedoni

Lidhjes Europiane për Ndryshim i bashkohet edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit

Sot në hapjen e zyrave të përbashkëta të Lidhjes Europiane për Ndryshim, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se nga sot LEN përbëhet nga katër parti politike. Mexhiti thotë se Vetëvendosja do të jetë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim.
“Do të thotë nga sot, LEN përbëhet nga katër parti politike. Do të thotë në këto 4 është edhe Vetëvendosja dhe tashmë edhe programin e punojmë bashkërisht, kjo zyre është e përbashkët edhe fushata do të jetë e përbashkët dhe do të jenë pjesë e e listave parlamentare, do të thotë do të jenë të përbashkëta, do të ketë anëtar, përfaqësues të Vetëvendosjes”, tha Mexhiti.
Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqëesuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, Bekim Qoku, i cili tha se ata do të jetën shtylla e katërt e LEN-it.
“Unë sot jam këtu për të iniciuar bashkëpunimin tonë si Lëvizja Vetëvendosje, një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni tashmë të etabluar këtu, për të sjellë ndryshimin e munguar tash e 20 vjet që realizohet përmes të këtij regjimi që është në RMV. Vetëvendosja natyrisht që nuk mund të rrijë duarkryq”, theksoi mes tjerash Qoku.