April 26, 2024
Lajmet e rejaShowbiz

Mozzik blen shtëpi luksoze në Ferizaj

Reperi i njohur Mozzik është një nga rep-artistët më të dëgjuar në estradën shqiptare.

Fitimet e tij nga muzika janë të mëdha, referuar faktit që ai ka këngë me miliona dëgjime në platformat muzikore, si dhe mban koncerte të shumta në kohët jo-pandemike.

Albumi i tij “Mozzart” vitin e kaluar, ishte pa diskutim një nga albumet më të shitura në tregun muzikor shqiptar.

Përveçse një jete të mirë dhe luksoze, të ardhurat e mira nga muzika, i kanë siguruar reperit edhe mundësinë për të bërë investime në patundshmëri.

Së fundmi, 25-vjeçari ka bërë të ditur se ka blerë një shtëpi të re luksoze në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ai ka publikuar disa fotografi në InstaStory, duke treguar se tashmë është zyrtarisht banor i një prej lagjeve private në ndërtim e sipër të qytetit.

Mozzik gjithashtu ka parë nga afër maketën e lagjes, duke u njoftuar kështu me dukjen tredimensionale të shtëpisë së tij të ardhshme.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ndërkohë, një pamje të shtëpisë së sapo blerë e ka publikuar edhe vëllai i tij, reperi Getinjo në InstaStory.

“Faleminderit Zotit për shëndetin, se të tjerat i bëjmë vet”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.