October 15, 2024
Lajmet e rejaShowbiz

Me fotografi nga fëmijëria, Dua Lipa uron ditëlindjen e babait të saj

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është tashmë ndër më të popullarizuarat në tregun muzikor ndërkombëtarë.

Deri më tani ajo ka dëshmuar se ka talent, duke marrë çmime të shumta për projektet e saj unike.

Sidoqoftë kësaj, në rrjete sociale ajo sot (e premte) ka zgjedhur që të bëjë një postim dedikuar babit të saj.

Dukagjin Lipa feston ditëlindjen e 52-të, ndërsa urimi i veçantë nga artistja nuk do të mungonte assesi.

Me disa imazhe nga fëmijëria, ku pothuajse në secilën prej tyre shiheshin duke u përqafuar, ajo bashkëngjiti edhe disa fjalë të ëmbla.

“Urime ditëlindjen babi, të dua”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Bukuroshja po ashtu ka një lidhje të fortë me të atin, i cili ka qenë mbështetësi më i madh i saj në karrierën muzikore.