May 18, 2024
Rajon - Botë

Mosha nuk e ndalë, Biden planifikon të kandidojë edhe në zgjedhjet e vitit 2024

Mosha nuk po e ndal ta kërkojë edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se dëshiron të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024.

“Planifikoj të garoj, por nuk jemi ende të përgatitur ta bëjmë zyrtare”, tha ai në një intervistë për Sky News.

Këtë deklarim ai e bëri gjatë një organizimi të Shtëpisë së Bardhë, për festën e Pashkëve.

Sipas disa këshilltarëve të kreut të SHBA-ve, është se edhe 80-vjeçari edhe zëvendësja e tij, Kamala Harris, do të garojnë së bashku.

“Vendimi është marrë, por ai po reziston akoma që ta bëjë publike atë që ka marrë vendim”, tha një burim përcjell Klankosova.tv

Po ashtu janë edhe disa detaje që e bëjnë të besueshme që Joe Biden, do ta kërkojë edhe një mandat në krye të shtetit amerikan/ Klankosova.tv