May 16, 2024
Maqedoni

Monumentet e Shkupit 2014, si laheshin paratë mes qeverisë së Gruevskit dhe juristëve italianë

Pesëmbëdhjetë persona fizik dhe 7 persona juridik janë të dyshuar për blerjen e 11 monumenteve që u ndërtuan si pjesë e Shkupit 2014. Pas arrestimit të ish kryetarit të komunës qendër Vladimir Todoroviq në mesnatë në aeroportin e Shkupit, Prokuria dhe detaje për rastin më të ri me emrin e koduar “Feniks”. Përveç Todoroviqit, mes të dyshuarve janë edhe, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe ish-ministri i Financave Zoran Stavrevski dhe Violeta Alarova.

LJUBOMIR LAPE, PROKUROR

“Pas një hetimi të detajuar me emrin e koduar ‘Fenix’, gjyqtarit të procedurës paraprake i janë dorëzuar kërkesat për kontroll, konfiskim të pasurisë, ngrirje të llogarive bankare, kërkesë për paraburgim. Ndaj 15 personave, ku përveç shtetasve të Maqedonisë, ka edhe shtetas nga Italia, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe pastrim parash, po zhvillohet procedure”.

Disa nga monumentet për të cilat po zhvillohet procedura janë “Luftëtari mbi kalë” në sheshin Maqedonia, luanët, “Dame Gruev”, “Goce Dellçev”, “Nikola Karev”, “Car Samuil”, “Seanca e parë e ASNOM” – të bëra nga i njëjti person juridik në Itali.

Prokurori tha se të dyshuarit kanë nënshkruar vendime të kundërligjshme të qeverisë dhe kanë transferuar mjete në Komunën e Qendrës me vlerë prej 57, 6 milionë euro. Ai theksoi se Paratë që janë paguar në Itali nga ana e Maqedonisë së Veriut, janë rikthyer sërish.

LJUBOMIR LAPE, PROKUROR

“Persona nga Italia, përmes personave juridikë, përmes fondeve bankare me fatura fiktive, kanë pastruar para nga Italia në Maqedoni. Këto mjete nga personi juridik në Maqedoni i janë dorëzuar njërit prej të dyshuarve, një pjesë i është transferuar personave të tjerë juridikë, nga ku janë tërhequr sërish. I dyshuari i katërt, Vladimir Zdraev, dyshohet se ka krijuar një grup për pastrim parash. Anëtarët ishin të dyshuar të tjerë, përfshirë italianë”.

Sipas prokurorit, tenderët janë paguar me dyfishin e çmimit të blerjes në Itali. Hetimi është në vazhdim.