April 29, 2024
Maqedoni

Arrestohet i mituri në Tetovë për vjedhjen e një veture dhe dëmtimin e një tjetre

Më datë 16.04.2024 në orën 02.05 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB- Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 01:00 në rrugën ,,Blagoja Toska” në Tetovë kishte marrë në mënyrë të paligjshme veturën ,,folkswagen past” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, pronë e personit M.S.(46) nga Tetova, pas së cilës, duke u larguar me automjetin, ka dëmtuar një tjetër veturë ,,folkcvagen golf” me targa regjistrimi të Tetovës, pronë e S.S.(45) nga Tetova. Makina u kthye tek pronari kurse personi është mbajt në stacionin e policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgaditet patashtresë përkatëse.TS