April 27, 2024
Maqedoni

Mjeshtri me famë ndërkombëtare Faruk Neziri, merrë Çmimin e lartë ndërkombëtarë “Kapela e Parë”

Faruk Neziri, kuzhinier me famë ndërkombëtare dhe restoranti i tij në Itali “Restoranti Il Gelso Nero”, janë vlerësuar lartë në rang Italie dhe ndërkombëbtarë nga “Guida le espresso”, që është një ndër guidat më prestigjioze në Itali e më gjërë, ku përfshihen të gjitha restorantet më të mira, më prestigjioze në shtetin Azur. Ky çmim i lartë prestigjioz, e kishte ‘befasuar’ edhe vet maesstro Faruk Nezirin, për shkak të rrethanave të cilat u imponuan si rezultat i pandemisë.

“Vërtetë u befasova këndshëm nga ky Çmim i madh prestigjioz që ndahet në Itali. U habita thjeshtë, sepse konkurrenca në Itali është e madhe për këtë çmim prestigjioz, i cili për tu fituar, kërkon të kalohen shumë ‘filtra testues’ për kulinari”, shpjegoi ekskluzivisht për Gazetën “Lajm”, mjeshtri i madh shqiptar Faruk Neziri.
“Ky çmim”, tha z.Neziri, “simbolikisht shënohet me ‘Kapelën e Parë”, duke shtuar se i njëjti ju kishte mbërritur në mëngjes papritmas dhe i kishte gëzuar tejmase, për shkak se siç thotë “këtë vlerësim për ndarjen e çmimit, e bëjnë njerëz kompetentë dhe ekspertë të kësaj fushe”.
“Kapela e Parë na i hap rrugën edhe Kapelat tjera, që njëkohësosht neve na bën krenar, por njëherësh edhe na i shton përgjegjësinë për shkallën e lartë të profesionalitetit në punën tonë të mëtutjeshme. Të arrish Kapelën në këtë kohë pandemie në radhë të parë dhe për këtë periudhë relativisht të shkurtër kohore, është jo vetëm një suksese, por për sukses supërgrandioz, sepse Kapela është ndër vlerësimet më të larta që mund t’i bëhët restoranteve”.
Sa për sqarim shtesë, Kapela, si Çmim, është ndër vlerësimet më të larta për restorantet në rang ndërkombëtarë, kurse për mjeshtrin Faruk Neziri i cili është fitues edhe i shumë çmimeve dhe vlerësimeve tjera ndërkombëtare, është përgjegjësi.
Të theksojmë se në Itali nuk ka shqiptar që e ka arritur këtë suksese, siç është rasti me kuzhinjinerin me renome ndërkombëtare (me origjinë nga Çegrani i Gostivarit) Faruk Neziri.
Kuzhinieri me origjinë nga Çegrani i Gostivarit, këtë profesion e ka mësuar dhe përvetësuar në Romë, tek një profesor, i cili tani është shef i kuzhinës në Zyrën e Deputetëve (organ i dytë pas Senatit), për ta avancuar në restorantin “La Filanda” në qytezën e vogël Asola, në provincën e Montovës në Italinë veriore.
Për shkak të imazhit të përhapur në mbarë Italinë e më gjërë, restorantin e Faruk Nezirit “Restoranti Il Gelso Nero” në Itali, rregullisht frekuentojnë figura të njohura të politikës, biznesit, estradës, kulturës dhe artit italian. Gazeta Lajm