May 23, 2024
Maqedoni

Mjeku shqiptar emërohet drejtor i Spitalit të Kumanovës

Dr.Fati Xhemaili është emëruar drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.

Xhemaili është specialist i urologjisë në këtë spital. Ai vjen në këtë detyrë si ushtrues detyre me nënshkrim të ministrit Fatmir Mexhiti nga radhët e ASH-së.(INA)