Ejup Berisha

Mjekët politikanë i lus që të terhiqen nga politika dhe vendet aty le tua lënë njerëzve adekuat dhe kompetent politologëve, juristëve ekonomistëve apo dhe sociologëve. Kur i përmend politologet këta janë doktorët e vërtetetë të politikës e jo punetorët mjeksorë. Ata të parët dinë të përkujdesen për funkcionimin e mirë të politikës e jo këta të dytët. Politika sot shumë shpesh funkcionon në bazë të tekeve, dëshirave dhe veseve të njerëzve por parregullsitë, anomalitë apo dhe sëmundjet e saj që sot janë të shumta në te janë më të ndryshme dhe me specifike prandaj duhen mjek adekuat për menjanimin apo shërimin e tyre. E mjekët politikan nuk po arrijnë të kontribuojne për shëndetin e mirë të politikës pasiqë ndodhen në profesionin e të tjerëve. E politologët këta mjekët i lanë pa angazhim sepse ua zunë vendet në politikë të tjerëve. Mjekët në vend që të angazhohen nëpër institucionet adekuate shëndetsore dhe të kontribuojne për sherimin e njerezve nga sëmundjet dhe infektimet e ndryshme të cilat sot janë të shumta këta parapëlqejnë më shumë të angazhohen në politikë. Prandaj në mjeksi është krijuar kaosi sepse këtu në mungesë të kuadrove adekuat janë angazhuar njerëz të paaftësuar si dhe sa duhet. O mjek shkoni aty ku e keni vendin pra
nëpër ambulanca e spitale e mos rrini kot në politikë sepse në këtë aktivitet kompleks njerëzor dhe shoqeror nuk po u shkon aq mirë. Ju pra në vend që të bëni vepra dhe aktivitete të mira dhe njerëzore në ju këtu keni vendosur të përshtateni apo jeni bërë konformist. Në mjeksi për të pasur sukses shërimi duhet që pacientet me rekomandime të mjekëve organizmin ta motivojnë apo ta nxisin që të lufton të rezistoj e ju në politikë nuk po rezistoni aspak ndaj veprimeve akteve dhe akcioneve të rrezikshme apo të dëmshme për qytetarët dhe për shoqërinë. Ju mjek fatkeqsishtë jeni bërë argat të
së keqes. Dhe për fund o mjek politikan ju në vend që ta shëroni politikën ju akoma më shumë e keni sëmurë ate.

sqShqip