Sali: Sistemi ynë shëndetësor ofron terapi më bashkëkohore për pacientët me leukemi

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot, së bashku me Shoqatën për Ndihmë të të Sëmurëve me Leukemi Kronike Meiloike, si dhe Shoqatën për Ndihmë dhe Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Hematologjike “Hema”, mori pjesë në shënimin e Ditën Ndërkombëtare kushtuar Leukemisë Kronike Meiloike.
Me këtë rast, Sali tha se këta pacientë nuk janë të vetëm në luftën e tyre jetësore, por e gëzojnë mbështetjen e gjithë sistemit shëndetësor.
“Pikërisht në Klinikën e Hematologjisë është në dispozicion terapia më bashkëkohore, me të cilën sistemi ynë shëndetësor qëndron në hap me sistemet më të avancuara botërore”, theksoi Sali.
Ai shtoi se si ministri realizojnë bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm me shoqatat dhe punojnë së bashku në drejtim të avancimit të trajtimit të leukemisë kronike meiloike, si dhe në mbështetjen e këtyre njerëzve në tejkalimin e sfidave të tyre të jetës.