May 5, 2024
Maqedoni

Ministri Sali për vizitë tek Zyra rajonale e OBSH-së për Evropë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali e realizoi vizitën e parë zyrtare në zyren rajonale të Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për Evropë, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me ç’rast u konfirmua angazhimi për bashkëpunim të ndërsjelltë me qëllim të përmirësimit të shëndetit publik, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje njoftojnë se në fillim të vizitës së punës më 2 shtator, ministri Sali realizoi takim me Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropë. Në takim, Kluge i lavdëroi përpjekjet e RMV-së për avancim të agjendës nacionale shëndetësore. Ai theksoi se OBSH do të vazhdojë me mbështeten për shtetin për operacionalizim të mëtejmë të reformës së mbrojtjes primare shëndetësore, zgjerimin e rolit të infermiereve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sepse ato në masë të madhe mund të kontribuojnë për përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor, procesin e përgjigjes dhe rikuperimit nga KOVID-19, si dhe për nismat e reja në sferat e kontrollit të duhanit dhe sigurisë së pacientëve.

“Përshpejtimi i reformës së mbrojtjes shëndetësore primare me qëllim të arritjes së gjendjes ku shërbimet do të jenë të kapshme për qytetarët, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jenë njerëzit, si dhe përforcimi i kontrollit të duhanit, me dy rajonet kyçe ku Zyra rajonale e OBSH-së për Evropë dhe Ministria e Shëndetësisë e RMV-së shprehin përkushtim për bashkëpunim akoma më të ngushtë në të ardhmen. jam shumë i lumtur që shëndeti qëndron aq lartë në agjendën e RMV-së, ndërsa me vizitën e sotme plotësisht e përforcojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të ndërsjelltë”, theksoi Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropë.

Pas takimit tet-a-tet me Klugen, ministri i Shëndetësisë pati takim edhe me drejtorët e sektorëve të ndryshëm në Zyren rajonale të OBSH-së për Evropë, me ç’rast e prezantoi gjendjen aktuale në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor i vendit dhe me atë rast foli edhe për përparimin e realizuar dje sfidat.

Ministri Sali e falënderoi OBSH-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sistemit shëndetësor dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se gjatë periudhës së kaluar, të cilën e shënuan sfida të shumta në sistemin shëndetësor, të shkaktuara nga pandemia me KOVID-19, ndërsa këshillat dhe ndihma që i marrim nga OBSH ishin me rëndësi kyçe që shteti ynë t’i përforcojë kapacitetet në të gjitha nivelet.

Nga MSH kumtojnë se, si pjesë e vizitës, u mbajt edhe takim bilateral me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë së Mbretërisë së Danimarkës me qëllim të këmbimit të informatave dhe njohurive të marra për sistemin shëndetësor të këtij shteti, me ç’rast e tërë dita e vizitës iu kushtua njohjes me përvojat e jashtëzakonshme të Danimarkës me nismat për siguri të pacientëve në spitale dhe me veglat digjitale që përdoren në mbrojtjen primare shëndetësore.

Ane Johansen, përfaqësuese e posaçme e OBSH-së në Maqedoni të veriut dhe u.d. shefe e Zyres së OBSH-së në Shkup, theksoi se OBSH do të vazhdojë të punojë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Mbështetja jonë do të vazhdojë në drejtim të përforcimit të sistemit shëndetësor, afrimit drejt realizimit të qëllimit për mbulim universal me shërbime shëndetësore, mbrojtje të qytetarëve nga situatat e jashtëzakonshme shëndetësore dhe avancim të shëndetit dhe mirëqenies”, potencoi Johansen.