April 25, 2024
Maqedoni

Mickoski: Javën e ardhshme fillojmë me nënshkrimet për referendum

Javën e ardhshme do të mbledhim nënshkrimet e duhura për referendum.

“Do të dalim në referendum dhe të gjithë do të themi një zëri Po për një Maqedoni europiane, por jo në këtë mënyrë”, tha Mickoski.

I ftoj të gjithë partite politike opozitë-pozitë, pa dallime orientime politike të djathta, apo të majta, që ta përkrahin këtë inciativë, sepse opsionet janë të thjesha a jeni për një Maqedoni europiane, apo për një Maqedoni që cenohet.

“Ne kërkojmë që populli të vendosë në referendum dhe pyetja në referendum është e thjeshtë: A jeni për daljen nga marrëveshja e nënshkruar nga Bullgaria dhe Maqedonia?”, deklaroi mes tjerash kryetari i VMRO-së, Hrisijan Mickoski./Alsat.mk