May 15, 2024
Maqedoni

Ministri për Shoqëri informatike Azir Aliu takim me ambasadorin shqiptar në Shkup

Sot me kënaqësi mikprita në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Shkëlqesisë së Tij, Fatos Reka, deklaroi ministri për Shoqëri informatike dhe administratë, Azir Aliu.

Në qendër të këtij takimi, ka qenë miqësia dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve, intensifikimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi si në kuadër të marrëdhënieve bilaterale ashtu dhe në procesin e përbashkët euro-integrues.

“Njoftuam ambasadorin Reka se digjitalizimi i shërbimeve publike është prioriteti ynë si ministri dhe bashkëpunimi në projekte të tilla, të përbashkëta është në dobi të qytetarëve të dy shteteve.

Falenderoj ambasadorin Fatos Reka për vizitën e tij. Qëndrojmë të përkushtuar për vendosjen e institucioneve shtetërore në shërbim të qytetarëve.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ndjekin rrugën e njëjtë drejt BE,të dy vendet i presin sfida të përbashkëta në këtë rrugëtim”, tha Aliu pas takimit.