May 2, 2024
Maqedoni

Adili: BDI-ja e ka fshirë nga Programi i saj statusin e UÇK-së (Video)

20 vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, statusi juridik i ish ushtarëve, veteranve dhe familjeve të dëshmorëve ka mbetur i pazgjidhur, shkruan gazeta LAJM. Pavarësisht premtimeve të shumta të partisë shqiptare BDI-së, që doli nga lufta, kjo çështje mbeti e pambyllur për dy dekada. E nga ana tjetër, statusi i pjestarëve të policisë dhe ushtrisë maqedonase që morën pjesë në konflikt u rregullua me ligj që në vitin 2002. Ish-anëtari i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së , Zylfi Adili-Qufa, tha se BDI-ja ka manipuluar gjatë kohë me këtë temë. Madje, sipas Adilit, kjo çështjë është fshirë nga program politik i kësaj partie.

“BDI-ja për një kohë të gjatë ka manipuluar. E ka pas në program politik zgjidhjen e statusit të UÇK-së, nuk ka ndodhur. Bile, në Kongresin e fundit ose atë të parafundit, e ka fshirë prej programit të vetë zgjidhjen e statusit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Moszgjidhja e statusit të UÇK-së, a ka prapavijë? Sigurisht që PO. Një pjesë e madhe e ish ushtarëve të UÇK-së janë nëpër burgje, disa janë të dënuar me burgje të përjetshme, disa të tjerë me dënime të larta mbi 10-15 vite. Një pjesë e atyre që janë nëpër burgje, janë edhe ushtarë edhe familjarë të dëshmorëve dhe kjo flet se mozgjidhja e statusit të UÇK-së nënkupton se ky shtet gjithmonë e ka parë UÇK-në me sy të armikut”, ka Zylfi Adili – Qufa./Gazeta LAJM