May 15, 2024
Maqedoni

Habit Kovaçevski, akuzon deputetin e VMRO-së se e ka Zaevin baba ideologjik

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka në pyetjet e deputetëve në Kuvend tha se pajtohet me zv/kryeministrin Artan Grubi, se baba ideologjik i deputetëve të VMRO-së është Gruevski dhe Mijallkov, por që sipas tij ka përjashtim deputeti Mile Lefkov, i cili më herët ka qenë në LSDM, e që sipas Kovaçevskit, baba ideologjik i ka Buçkovskin, Zaevin e Shekerinskën.

“Një digresion ndaj Artan Grubit, të zv/kryeministrit. Babai i juaj ideologjik, i të gjithëve, është e vërtet se është Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, por një digresion. Baba ideologjik i MIle Lefkovit nuk është as Nikolla Gruevski, as Sasho Mijallkov. Baba biologjik i Mile Lefkovit është Zoran Zaev, Vllado Buçkovski dhe Radmilla Shekerinska, sepse ishte anëtarë i LSDM-së. E dini pse ai duhet të bëjë budallain prej vetes, që të bëhet VMRO-ist më i madh se VMRO-istët, për këtë”, tha Kovaçevski.