April 29, 2024
Maqedoni

Ministri Lloga me fjalë mbresëlënëse për këshilltarin shqiptar në Traisen, Austri (Video)

Këshilltari komunal në Traisen të Austrisë, Fidan Limani zhvilloi nje takim me Ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, z. Krenar Lloga.

Ne takim u bisedua per çështje lidhur me politikën e brendshme në Maqedoni, proceset e rëndësishme në të cilat ndodhet Maqedonia si dhe sfidat e çështjet aktuale. Poashtu, biseduam dhe ndamë mendimet rreth zhvillimeve kushtetuese, procesi euro-integrues, reformat dhe rikthimi i drejtësisë në vend. Nga ministri Lloga Fidan Limani mori përkrahje në rrugëtimin e tij në politikë dhe shkëmbyem mendime për vendlindjen dhe çështje të lidhura me mërgatën. Ky aktivitet është pjesë e punës intenzive në terren gjatë qëndrimit te Fidan Limanit ne Maqedoni të Veriut.

Për të përshpejtuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, u formua grupi “Miqtë e Ballkanit” me 7 shtete anëtare. Një nga këto shtete është Austria, që sipas Vedrab Dzihic (hulumtues i lartë në Institutin Austriak për Punë të Jashtme) ndodh për shkak se Austria mban raporte tregtare me këto shtete dhe është faktor i rëndësishëm ekonomik në Ballkan. Austria (bashkë me Sllovakinë dhe Çekinë) po tenton të shtyejë përpara agjendën evropiane të Maqedonisë, përmes anëtarësimit më të shpejtë, duke bërë thirrje për reforma kushtetuese, në mënyrë që anëtarësimi të bëhet sa më shpejt
Vlora Zenuni / Televizioni NEWS