May 2, 2024
Maqedoni

Ibrahimi zbulon skenare të largimeve: Ja kush ka gisht në largimet e “të pakënaqurve” nga blloku opozitar?!

Sekretari për marrëdhënie me publikun i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi përmes një postimi zbulon skenare të largimit të “të pakënaqurve” nga siç thotë fuqizimi i “frontit opozitar”.

Ja postimi i tij:

Fuqizimi i frontit opozitar shqiptar është në proporcion të drejtë me tërheqjen (dorëheqjen) e elementeve të partisë Soravia në të gjitha partitë e tjera opozitare.
Mos u habitni kur shihni se dalin “të pakënaqur” në Alternativë, në Besë e te Lëvizja e I. Mexhitit. Janë thjesht elementë të BDI-SORAVIA-s në këto parti, që tash partia SORAVIA i përdor për ta përçarë opozitën e bashkuar shqiptare.
Fati i mirë është se tash nuk jemi në vitin 2016 dhe ky marifet nuk pi më ujë. Këto gjëra vetëm shkaktojnë irritim dhe mobilizim. Ortekun e fitores dhe dërgimin e BDI-SORAVIA-s në opozitë nuk e ndalë më asgjë.
Andaj, nxirrni krejt çka keni instaluar nëpër partitë e tjera, përdorni të gjithë ata, vazhdoni, se kështu veç na forconi!