May 19, 2024
Maqedoni

Lloga: ASH-ja është si Turqia, nuk i then zotimet e veta dhe është partner i besueshëm

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka qenë i ftuar në “PodcastX” te gazetari Furkan Saliu ku është diskutuar edhe tema e bashkëpunimit mes ASH-së dhe BDI-së, informon POPULLI.mk

Ministri Lloga nuk hezitoi që ASH-në ta krahasojë me Republikën e Turqisë, duke shtuar se Turqia ndoshta është nga të vetmet vende që i ka respektuar të gjitha traktatet ndërkombëtare.

Krenar Lloga: “Kur folet për Turqinë në arenën ndërkombëtare ka qenë një profesor i cili do të vijë ambasador këtu. Në gjithë turbulencat politike që e njohin rajonin ka përplasje shpeshherë me Rusinë, me Amerikën, me BE-në dhe profesori tha se Turqia është ndoshta nga të vetmet vende në botë e cila i ka respektuar të gjitha traktatet ndërkombëtare, që dmth që askush nuk guxon ta humb një partner të besueshëm dhe të rëndësishëm dhe unë do ta përdor të njëjtën gjë pë ASH-në. Aleanca është një partner i besueshëm. Nuk i ka thyer dhe nuk do t’i thejë zotimet e veta që i ka marrë.”