Ministri Çupi në Gjermani, vazhdon të jetë bashkë me diasporën në aktivitete kombëtare edhe fetare
Nën organizimin e Shoqatës Kulturore “EBU HANIFE” në Troisdorf të Republikës Federale të Gjermanisë ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut mori pjesë në manifestimin solemn në hapjen e Xhamisë “EBU HANIFE”.
“Me këtë rast pata nderin që tju drejtohem të pranishmëve me fjalë përshëndetëse duke i uruar që kjo xhami të shërbejë për besimtarët e kësaj zone si pikë orientimi në rregullimin e jetës së tyre fetare e shoqërore”, njoftoi ministri Çupi, i cili që nga marja e postit vazhdimisht është prezent në manifestime kombëtare e fetare të diasporës sonë.
Prezent në këtë eveniment ishte kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, kryetari i komunës së Troisdorfit, Alexsander Biber, përfaqësues të kishave katolike dhe protestante, shoqatave kulturore fetare, myftilerë, profesorë eminentë, rrjete të bizneseve, si dhe shumë qytetarë të diasporës tonë që jetojnë atje.