May 1, 2024
Kulturë

Intervistë me profesoreshën Merita Abazi për librin e sapobotuar: Së shpejti vjen libri im i ri për vitet e 60-ta në Tetovë!

Lideri: Sapo keni botuar librin “Imagjinata e Endacakes”. Sa jeni e kënaqur nga pritja e librit në opinion?

Merita Abazi: Librin me poezi e botova në Tetovë. Punova në të dy vjet. Falë profesor dr. Avni Preshevës redaktorit tim logjik dhe recen suesit Syhejl Havolli, libri doli në dritë. U botua në Tetovë.
Unë jm tetovare por jetoj në Shkup. Më lidhi dashuria nda punës , ndaj nxënësve ndaj familjes si profesoreshë në gjimnazin “,Zef Lush Marku”. Aty punova me tërë zell dhe energji plot 40 vjet. Para dy vitesh u pensionova. Kështu nisa t’i përkushtohem tërësisht letërsisë, në fillim popullore arristike, folklorit, me “Përrallat e nanës ” në Jutub e pastaj poezisë, prozës etj.
Përurimin e bëra në 1 tetor në Pallatin e kulturës në Tetovë. Organizatore ishte Shoqata e shkrimtarëve OENEUM Tetovë, në krye me kryetaren Behare Neziri, nënkryetarin Daim Iljazin, sekretarin Rami Kamberin, , prof. Ejup Ajdinin, gazetaren, moderatore, Sadije Aliti. Jam shumë e kënaqur nga organizimi, prezenca e miqve, shokë/qeve, ish nxënësëve/ nxënëseve, pedagogë e mjekë, familjarëve e shumë të tjerëve. Unë u falenderohem edhe një herë publikisht. Ishin përfaqësuedit e medijave të TV KOHËS, POLLOGUT, ALSATIT, TË RADIO RED… ishin dhe më dhanë kurajo të vazhdoj. Fjalimet e mbajtura prej redaktorit tim logjik, prof.dr
Avni Preshevës, prof Ejup Ajdinit, prof.e diplomatit, shokut tim të klasës, Daim Iljazit, shoqes sime të fillores Zejna Halimit, nxënëseve të mia shembullore Nebahate Qahilit dhe Mejreme Kajolli Tusha që i lexuan poezitë kushtuar për mua, recitatoret e reja që i recituan poezitë e mia, recituesja, ime mbesë, Rina Idrizi…më bënë shumë të lumtur ditën me gjithë nxënësin tim Alush Veselit , kamermanit, i cili me përkushtim edhe tha disa fjalë dhe e inçizoi tërë eventin.

Lideri: Titulli i librit tuaj është mjaft origjina? Cili ishte motivi për një titull të tillë?

Merita Abazi: Librin me poezi ia kushtova bashkëshortit tim Ymer Abazit. Motivin për titullin e librit “Imagjinata e endacakes” е mora prej poezisë me të njejtin titull. Është një metaforë e endjes prej dhimbjes në gëzim, ndjenjat që gufojnë në parzëm, pikëllimi, gëzimi, trazimet shpirtërore, protestat ndaj padrejtësive etj. Ecja nëpër imagjinatë dhe vargjet krijoheshin.

Lideri: A jeni duke punuar në botimin e ndonjë libri tjetër?

Merita Abazi: Po. Në përgatitje e kam librin me kujtime nga fëmijëria, adoleshenca, rinia e jeta në rrjedhë. Janë një panoramë e viteve të gjashtëdhjeta të qytetit tim Tetovës, jeta, zakonet, raportet e shumë të tjera…deri në ditët e sotme.

Lideri: Gjeneratat ju njohin si profesoreshë mjaft të përkushtuar të gjuhës shqipe. Si e vleresoni nivelin e gjuhës që përdoret në ditë të sotme?

Merita Abazi: Niveli i gjuhës sonë aq të ëmbël, në ditët e sotme ka rënë shumë. Nuk lexohet, nuk shkruhet sipas rregullave drejtshkrimore, përdoren shkurticat, fjalori është shumë i dobët, nuk flitet sepse nuk e njohin dhe nuk e dinë, gjuha standarde jo vetëm në mesin e nxënësve por edhe në mesin e studentëve, intelektualëve, e nëpër medija udhëheqëve të programeve të ndryshme… nuk përdoret. Gjuha jonë aq e bukur , e aq e pasur, një prej më të vjetrave në Ballkan, anashkalohet, turpërohen ta flasin, i përdorin gjuhët e huaja etj. . Një temë që e punoja me nxënësit është për të vënë gishtin në kokë: GJUHA E NËNËS TË JEP IDENTITET, GJUHËT E HUAJA TË JAPIN KULTURË.

Lideri: Po për nivelin e arsimit shqip në përgjithësi çfarë vlerësimi do të jepnit sot?

Merita Abazi: Arsimi dikur dhe sot. Ka ndryshime të mëdha. Dikur nuk kishim celularë , internet, rrjete sociale, fejzbuk, instagram tviter etj. Kishin librin dhe dëshirën e madhe të luftojmë analfabetizmin.
Ta çjerim perden e erësirës nga sytë, të popullit që ishte rob me shekuj…punonim me dashuri e përkushtim, edhe pa pagesë, vetëm për rininë, për shtyllën e kombit. Tani interesimi ka ra shumë. Teknologjia e bën të veten por një gjë do ta the: Interneti njeriut i jep informata pë të shumë gjëra, por DITURI JO. DUHET TË LEXOHET, MËSOHET, PUNOHET, PËRSËRITET… “REPETITIO EST MATER STIDIORUM”.
Kjo është një detyrë morale dhe kombëtare e secilit mësues (nuk është me rëndësi titulli) që të bëjë çmos e nxënësin/ studentin, ta bëjë ta dëgjojë , mësojë e ta gjejë metodën për t’ia shtiar interesimin për mësim.
Edhe një gjë është jetike: Ministria e arsimit, duhet të bëjë çmos vetëm e vetëm t’ua shtojë interesin e të rinjëve për mësim të mirëfilltë.

Lideri: Bie niveli i interesimit të gjeneratave të reja për profesionin mësimdhënës, si do ta komentonit ju një gjë të tillë?

Merita Abazi: Niveli i interesimit bie dhe do të bie ende. Është një kohë kur paraja e thotë të veten. Kudo mësuesit bënë greva për ritjen e rogave. Është kohë krize, materiale dhe mendore. Teknologjia e bëri të veten.
Mësimdhënia është një gjë hyjnore, kreative, mbushur me dashuri për punë. Të rinjtë, tani duan më shumë, prandaj ikin jashtë. Paraja përherë ka qenë promotorja e çdo gjëje. Po ka pasë ideal.
Edhe diçka: dikur të ishe mësues kishe respektin dhe autoritetin më të madh se një president. Njerëzit e dinin rëndësinë e mësimdhënies. Tani është duke u humbur ngadalë. Unë shpresoj se vetëdijësimi , ndërgjegja dhe afirmimi i vetes, familjes, kombit dhe shoqërisë do ta gjejë vendin , aty ku i takon!