May 17, 2024
Maqedoni

Ministri Çupi dhe drejtori Emini në New York, hapen dyert për investimet e diasporës në vendlindje

Drejtor i Agjencisë në takimin me Diasporën Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri pa resor – përgjegjës për diasporën dr. Xhemail Çupi dhe Drejtori i Agjencisë Bekim Emini dje prezantuan mundësitë e investimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për diasporën shqiptare që jeton dhe punon në New York, SHBA. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Dibra nga New York, SHBA.
“Në këtë takim u diskutuan mundësitë për arritjen e një bashkëpunimi më të afërt, veçanërisht në fushën e turizmit, ndërtimit, konsulencës etj.
Këto takime pritet të pasohen me aktivitete të tjera në muajt në vijim”, deklaroi drejtori Bekim Emini pas takimit të realizuar.