Dy vajza janë sulmuar në Çair mbrëmë pas mesnate

Mbrëmë pas mesnate dy vajza janë sulmuar fizikisht nga një 24 vjeçar. Sulmi ka ndodhur në nje parking, njofton MPB.

“Më datë 29.03.2023 në ora 01:00, D.I.(22) nga fshati Koliçan i Poshtëm, Shkup, ka raportuar se rreth orës 00:50 në një parking në zonën e Çairit, ajo dhe shoqja e saj janë sulmuar fizikisht nga A.K. (24) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse”, njoftoi policia.