April 30, 2024
Maqedoni

Borrell: Nuk mund të premtoj për fillimin e negociatave në qershor

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, nuk mund të premtojë se vendi do të fillojë bisedimet e pranimit në BE në qershor, shkruan Alsat.

Në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, Borrell përsëriti se vendi i RMV-së është në BE dhe se Brukseli po bën gjithçka që është e mundur që në konferencën e ardhshme ndërqeveritare të fillojnë negociatat.

“Vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në familjen evropiane. Premtim? Nuk mund të premtoj. Por unë mund t’ju siguroj se ne po bëjmë gjithçka që mundemi që bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë të fillojnë në konferencën e ardhshme ndërqeveritare, sepse ky është një prioritet për KE dhe për mua”, tha Borrell./ Alsat.mk