Ministrat e BDI-së dorëzuan dorëheqjet me kusht, AlternAtivA i quan “heronj të rrejshëm”!
Ministrat e BDI-së dorëzuan dorëheqjet me kusht nëse opozita voton ndryshimet Kushtetuese, mirëpo përmes një reagimi, AlternAtivA e Afrim Gashit i quan “heronj të rrejshëm”, që po përpiqen të defokusojnë opinionin.
“Dyfytyrësia e sotme e Ahmetit, Grubit dhe klaneve të tyre dëshmon për disa gjëra. E para, se shumica parlamentare është shumë larg nga 2/3 e shumicës për ndryshimet e dëshiruara kushtetuese. E dyta, Ahmeti, Grubi dhe klanet e tyre dëshmuan se janë në panik për atë që pason. E treta, pas një skenari të PR-it të heroizmit të rrejshëm, tashmë të parë, sikurse “Pse jo”, përsëri po tentojnë që ta defokusojnë opinionin nga njollat e tyre korruptive dhe politike”, thuhet në reagim.
AlternAtiva porosit: zhytuni në baltën tuaj edhe pak, sepse pas zgjedhjeve parlamentare, kurdo që të ndodhin ato, do të jepni llogari para organeve gjyqësore për të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj popullit shqiptar.
“Ora po ecën!”, thuhet në fund të reagimit.