May 15, 2024
Maqedoni

Xhaferi: Kontratat kolektive janë mbi ligjet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka komentuar miratimin e ligjit për nënshkrimin e kontratave kolektive me pesë universitetet publike në vend, ku tha se kontratat kolektive janë mbi ligjet.

“Kompetencat e Kuvendit janë për të miratuar ligje. Nuk diskutohet kompetenca. Çështja për të cilët flitet janë kontratat kolektive dhe sipas logjikës kontratat kolektive janë mbi ligjet dhe sdo mend se deputetët kanë votuar për ligjet dhe duhet siguruar buxheti për ligjet”, tha Xhaferi.

Duke komentuar deklaratat e ministrit të MPB-së Toshkovskit për dhënien pasaportave, Xhaferi tha se është mirë që ministri të fillojë në ato departamente ku e ka punën dhe të mos merret me deklaratat e mia.

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për arsim të lartë me të cilin mundësohet rritja e pagave të të punësuarve në universitetet publike. Vendimi i Kuvendit erdhi disa ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja kolektive për rritjen e pagave të të punësuarve në “Shën Kirili dhe Metodi”, gjë që nxiti protesta dhe reagime nga universitetet e tjera publike, të cilët aktin e quajtën diskriminues.