May 22, 2024
Maqedoni

“Mini-Schengen-i” emërohet “Open Balkan”

Pas përfundimit të Forumit Ekonomik rajonal në Shkup, kryeministri Zoran Zaev, Edi Rama dhe presidenti Aleksandar Vuqiç pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve kanë shpallur zyrtarisht emërimin e iniciativës për bashkëpunim të mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë, shkruan Alsat. Iniciativa që deri tani tani njihej si “Mini-Schengen”, tashmë është emëruar “Open Balkan”, respektivisht “Ballkani i hapur”.

Në fund të Forumit Ekonomik u nënshkruan edhe disa marrëveshje. Marrëveshja e parë e nënshkruar ka të bëjë me rastet e katastrofave natyrore për gatishmëri për të mbështetur shtetet, për ndihmë të ndërsjellët.

Memorandum mirëkuptimi për lehtësimin e importit dhe të eksportit, të eliminohen barrierat në kufij, për bashkëpunim të përmirësuar ekonomik. Memorandumi për tregun e fuqisë së punës, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, të lehtësohet procesi i dhënies së lejeve të punës për qëndrim të përkohshëm.