May 3, 2024
Maqedoni

Dauti: Me ligjin e ri për shtetësi, hoqëm shërbimin sekret nga dhënia e mendimit

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, tha se Agjencia Kombëtare për Siguri nuk ka kompetenca për të gjitha shtetësitë, pasi me ndryshimet e reja ligjore te qytetarët që kanë lindur në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe kanë një dokument për dëshmi, nuk duhet të jepet mendim nga Agjencia, përcjell in7

“Në vitin 2004 dispozita që është sjellë, pikërisht i ka dërguar qytetarët te Agjencia për Siguri Kombëtare, madje duke i zbatuar pikat për marrjen e shtetësisë me natyralizim. Ju lus mos mnipuloni në këtë mënyrë sepse më pas bëni probleme edhe në zbatimin e ligjit. Në këtë formë duke interpretuar ligjin ju bëni problem qytetarëve. Dispozita kalimtare nuk i lejon Agjencisë të bëjë vlerësim. Në këtë formë po ju jep krahë drejtëpërdrejtë institucioneve që mos ta zbatojnë ligjin”, tha Dauti./in7.tv/