Rreth 20 mijë qytetarë, mbështetës, simpatizantë, si dhe një numër i madh aktivistësh dhe funksionarësh të partisë, figura publike, deputetë, ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, festojnë sonte në Strumicë 36 vjetorin e themelimit të VMRO-DPMNE, transmeton Lideri.mk.
Festimi qendror po zhvillohet në stadiumin në Strumicë, ku është organizuar një ceremoni spektakolare, në të cilën performuan artistë të shumtë maqedonas, me këngë të njohura patriotike maqedonase, u shfaq një film dokumentar për fillimet e VMRO-së historike, si dhe një film dokumentar për themelimin dhe zhvillimin e partisë moderne VMRO-DPMNE.
Dokumentari përkatës për VMRO-në historike tregoi edhe skena të figurave historike të animuara me mjete të inteligjencës artificiale, si dhe pamje nga fillimet e partisë VMRO-DPMNE dhe lufta e saj për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane.
Kryeministri Hristijan Mickoski, para ngjarjes, u bëri thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve dhe të gjithë qytetarëve të bashkohen në tubimin e madh kombëtar, duke postuar videomesazhin e tij në Facebook.
– 36 vjet më parë, u krijua një ide që u bë simbol i luftës për një Maqedoni të lirë, të pavarur dhe dinjitoze. Një ide që bashkoi të gjithë ata që besonin se ky vend kishte të drejtë për rrugën e vet, zërin e vet dhe të ardhmen e vet. Sot, 36 vjet më vonë, ne shënojmë rrugën që kemi ecur së bashku, të gjitha sfidat që kemi kapërcyer dhe të gjitha fitoret që kemi arritur si popull – tha Mickoski në video-mesazhin, i cili u postua në profilin e tij në Facebook.
Pas pjesës kulturore dhe artistike të ngjarjes, Mickoski mbajti një fjalim në të cilin trajtoi historinë e krijimit të Organizatës Revolucionare Maqedonase, nëpër të gjitha fazat e saj, që nga themelimi i saj, periudha e Ilindenit dhe pas-Ilindenit, periudha e krizës së madhe të brendshme dhe luftës së fraksioneve të ndryshëm të partisë, deri në periudhën e pasluftës dhe vuajtjet e mbështetësve të idealeve të VMRO-së nga shërbimet komuniste UDBA dhe OZNA.
Mickoski foli edhe për persekutimin e ashpër politik të partisë në vitin 2017, i cili kulmoi me kërkesën për të ndryshuar emrin e partisë, domethënë, të mos përdoret emri VMRO.
“Në këtë ditëlindje, dua të theksoj se kjo është një dëshmi se një ide e lindur 36 vjet më parë vazhdon të jetojë, të rritet dhe të zhvillohet. Kjo është provë se kur një organizatë politike krijohet nga populli, për popullin dhe në shërbim të popullit, atëherë as koha, as sfidat, as sulmet nuk mund ta thyejnë atë. Sonte festojmë këmbënguljen. Festojmë besimin, shpresën dhe dashurinë për Maqedoninë”, tha Mickoski dhe shtoi:
Mickoski u ndal edhe te roli dhe rëndësia e VMRO-DPMNE-së në arritjen e pavarësisë së Maqedonisë dhe daljen e saj nga federata jugosllave, tranmseton Lideri.mk. Ai falënderoi të gjithë aktivistët dhe politikanët që kontribuan në këtë sukses, si dhe në formimin e partisë më 17 qershor 1990. Prandaj, tha Mickoski, VMRO-DPMNE do ta vazhdojë këtë ide edhe sot.
Për më tepër, Mickoski foli për temat aktuale politike, rrugën e Maqedonisë drejt Evropës dhe marrëdhëniet me opozitën./Lideri.mk

