Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se Spitali i renovuar “8 Shtatori” do të jetë më moderni në rajon. Duke përmendur kushtet e vështira në të cilat ka pujuar ky spital, Mickoski premtoi se pas renovimit, spital të tillë modern nuk do të ketë deri në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, transmeton Lideri.mk.

“Në të vërtetë, ajo që po shohim këtu sot, dhe në periudhën që vjen më pas, ka disa procedura formale që do të duhet të respektohen, dhe kjo është dezinfektimi i plotë i objektit, duke përfshirë trajnimin e punonjësve me pajisjet e reja që janë instaluar tashmë, në mënyrë që më në fund, si një strukturë shëndetësore publike, të fillojmë të pranojmë pacientë që do të trajtohen më tej. Pra, pas rreth një ose dy muajsh, do të kemi aktivitete të caktuara këtu.

Ajo që dua të them gjithashtu, dhe që ndoshta është e rëndësishme të thuhet, është se para se të ndodhte ky rindërtim i këtij objekti, në këto salla operacioni hyhej me një ombrellë. Me siguri do të bëni pyetjen: Si me një ombrellë? Kur binte shi, pikonte, domethënë, çatia pikonte. Ajo që nuk mund ta shihni tani, dhe që përfshin gjithashtu një pjesë të këtij rindërtimi, është rindërtimi i plotë i strukturës së çatisë, ku ndodhen dhomat e ajrit të kondicionuar që ofrojnë ajër të trajtuar, të kondicionuar me të gjitha parametrat – fizikë, lagështi, pastërti, presion, etj. Por edhe pjesa ku praktikisht ndodhen ftohësit dhe pajisjet e tjera elektromekanike, e cila është në fund të ndërtesës.

Kur të përfundojë e gjithë kjo, do të kemi një tërësi që përfaqëson diçka vërtet moderne, bashkëkohore dhe që nuk ekziston në rajon, pavarësisht nëse është kujdes shëndetësor publik apo privat, dhe diçka për të cilën ne, si qytetarë, duhet të jemi krenarë, sepse e kemi sot në kujdesin shëndetësor publik.

Dua të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar drejtorin e spitalit, i cili ishte i përfshirë në zbatimin e projektit gjatë gjithë kohës, për të falënderuar kolegët e mi nga Qeveria, Drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, për të falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, i cili ishte gjithashtu i përfshirë plotësisht në emër të Kabinetit tonë, në zbatimin e këtij projekti. Për të falënderuar TAV, dhe natyrisht, për të falënderuar punonjësit, punonjësit e mjekësisë, të cilët kanë durimin ta shohin të gjithë këtë të përfunduar dhe të duket kështu.

Uroj që ta përdorin sa më pak të jetë e mundur — që do të thotë sa më pak pacientë të jetë e mundur. Por ata pacientë, të cilët do të kenë nevojë për kujdes mjekësor dhe ndërhyrjen e punonjësve mjekësorë, mjekëve, të ndihen rehat, të ndihen mirë këtu në këto ambiente të rinovuara.

Dua t’ju falënderoj gjithashtu juve, mediave, që keni ardhur sot në një numër kaq të madh. Ne vazhdojmë të zbatojmë ato projekte që i vlerësojmë si vlerë e shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ky është një nga ato projekte.

Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, në periudhën që vjen, së bashku me ju, do të marrim pjesë edhe në projekte të tjera që janë në fazën e zbatimit ose që tashmë do të përfundojnë.

Pra, edhe një herë, faleminderit të gjithëve që morën pjesë në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm për kujdesin shëndetësor në Maqedonj, dhe për rajonin, do të thoja, sepse nuk kemi kushte të tilla në veri, do të thoja, as në Vjenë. Pra, edhe një herë, faleminderit edhe juve”, tha Mickoski.

sqShqip