Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si është proporcionii rritjes së borxhit publik dhe BPV-së në të dyja periudhat e qeverisjes së qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe qeverisë së VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, theksoi:

“Kur udhëhiqni një proces edhe në politikë, ju duhet të bëni analizë krahasuese. Nëse nuk bëni analizë krahasuese, atëherë ju vaftisni në mjegull dhe nuk e dini ku do të arrini. Unë u përpoqa dje të bëja një analizë krahasuese të disave prej parametrave kyçë në ekonomike, një prej tyre është borxhi publik, i dyti është PBB-ja. Me PBB-në ju mund të vlerësoni fuqinë e një shteti, ndërsa gjendja e borxhit publik bruto është praktikisht se sa keni huazuar dhe sa vërtet i keni investuar ato para për të gjeneruar rezultate më të mira ekonomike. Cili është përfundimi? Nëse krahasohet periudha e qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së me periudhën e kësaj qeverie të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, atëherë do të arrijmë në parametrat e mëposhtëm: për një periudhë tre herë më të shkurtër BPV-ja është rritur për 120 milionë euro më shumë. Do të thotë, për 120 milionë euro më shumë BPV për këto dy vite është më e madhe se për gjashtë vitet e mëparshme të qeverisë së kaluar. Me këtë rast, borxhi publik është rritur për diçka më pak se tre herë. Për një borxh publik të rritur pak më pak, ndërsa për një periudhë tre herë më të shkurtër kemi PBB të rritur. Me fjalë të tjera, tre me një. Përafërsisht i tillë është edhe raporti i rejtingjeve të partive politike, por të tilla janë edhe rezultatet në ekonomi. A është kjo e mjaftueshme? Jo. A duhet të punohet ende? Po. Mirëpo, duke pasur parasysh se deri para tre vitesh ishim bindshëm në fund të rajonit, tani jemi në vendin e parë ose të dytë kur bëhet fjalë për këto parametra.”

sqShqip