Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot në Berovë se, gjatë dy viteve të fundit, nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, qeveria ka krijuar 17.000 vende të reja pune.

Sipas tij, numri i të punësuarve është rritur nga 691.000 në 708.000. Mickoski theksoi se, sipas këtyre shifrave, qeveria e mëparshme nuk kishte krijuar kaq shumë vende të reja pune gjatë shtatë viteve.
Mickoski tha se pret që kjo shifër të rritet më tej me hapjen e qendrave të të dhënave (data center) dhe industrive shoqëruese.

Ai shprehu pritshmërinë që zhvillimi i kësaj industrie të krijojë mundësi që një pjesë e madhe e të rinjve që janë larguar nga Maqedonia e Veriut të kthehen në vend dhe të vazhdojnë jetën këtu me familjet e tyre.

“Para dy ose tre ditësh, Enti Shtetëror i Statistikës publikoi shifrën se kjo qeveri, gjatë dy viteve të fundit, nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, ka krijuar 17.000 vende të reja pune. Nga 691.000 të punësuar në 708.000 të punësuar”, tha Mickoski.

" "

Ai shtoi se gjendja në Evropën Perëndimore nuk është më ajo që ishte pesë apo dhjetë vjet më parë dhe se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të zhvilluar ekonominë.

Mickoski theksoi se qeveria ka ambicie dhe, sipas tij, e di se në cilin drejtim duhet të zhvillohet vendi.

Në fund, ai tha se numri më i madh i punësimeve të reja është regjistruar në sektorin e industrisë.

sqShqip