Maqedoni

Mickoski: Mini shengeni është gomë shpëtimi e Zaevit

Maqedonia është një vend evropian, ne e kemi vendin atje, në familjen e Bashkimit Evropian dhe ajo që për Zaevin është Evropë, ndërsa e quan Mini Shengen, do të thotë se ai ka sjellë një humbje tjetër për vendin dhe nuk është i aftë të plotësojë qëllimin tonë më të madh strategjik, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në fjalimin e sotshëm në Morunisht të Strugës, me rastin e festës së 2 Gushtit, Ditën e Republikës.

Hristijan Mickovski, kryetar i paritsë VMRO-DPMNE

“Goma e shpëtimit të Zaevit e quajtur Mini Shengen është vetëm dëshmi se kemi një qeveri të dështuar. Kurse edhe më e pakëndshme është kur do ta shihini kryeministrin e vendit në shoqërimin e Vuçiqit dhe Ramës duke u përpjekur të gjejë të paktën nje projektë në kryeqytet për t’u mburrur se ai ka bërë diçka, ka ndërtuar diçka në katër vitet e kaluara, që faktikisht vlerëson projektet e qeverive të VMRO-DPMNE-së”

Mickovski theksoi se Brukseli dhe Berlini nuk mund të jenë me respektin e duhur për një kohë të gjatë për fqinjët tanë, Vranjë dhe Durrës.

Ai gjatë fjalmit të tij u shpreh se kjo festë është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas, ndërsa Maqedonia është më shumë se vend, dhe si qytetarë maqedonas i përulen veprës.