Mickoski: BDI t’i tejkalojë sjelljet militanteske dhe të rreshtohet pas interesave të maqedonasve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Veçer” ka thënë se pret që BDI-ja t’i tejkalojë sjelljet militanteske dhe të paktën një herë të rreshtohet pas interesit të bashkëqytetarëve të vet, transmeton gazeta LAJM. Ai bëri thirrje që në vend të interesave personale dhe atyre të shteteve fqinje, në rend të parë të jenë interesat e brendshme të vendit.

“Ato janë interesat e popullit shumicë, popullit maqedonas”, tha Mickoski.

“Edhe në të kaluarën, edhe tani edhe në të ardhmen VMRO-DPMNE-ja është shtylla rreth së cilës bashkohen interesat kombëtare maqedonase dhe është mirë që LSDM-ja pas akuzave disa ditëshe ndaj meje, arritën ta kuptojnë se identiteti nuk ka alternativë dhe të bashkohen rreth interesave kombëtare maqedonase dhe shtyllës bartëse që ka të bëjë me këtë çështje – VMRO-DPMNE-së”, tha mes tjerash lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Veçer”.