May 6, 2024
Maqedoni

Lëvizje e re politike në kampin shqiptarë në Maqedoni

Profesoresha dhe aktivistja Gjyla Çeliku ka njoftuar se me një grup profesorësh do të dalin me një lëvizje të re politike, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Të dashur miq, është koha që unë t’ju njoftoj që jemi organizuar një grup intelektualësh, prioritet ekspertët e shkencave politike dhe pastaj çdo profesion në çdo fushë të nevojshme.

Ne vendosëm që të dalim me një lëvizje e cila është nevojë e kohës duke u bazuar nga anketat e realizuara, nga konsultat me vendasit tanë dhe ndërkombëtarët.
Ju e dini që zëri im nuk është ndalur sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që kam protestuar sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që kam ndihmuar sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që zërin e gruas kam dashur ta dëgjoj fuqishëm në politikë dhe fatkeqësisht ekzekutivi i partive shqiptare në pushtet është pa asnjë femër, marri dhe turp.
Ju e dini që kam qenë opozitare sepse kam dashur që të bie regjimi…
Ju e dini që jam zhgënjyer nga përkrahjet e mia, ndaj tash vetja s’do më zhgënjej.
Ju e dini që kam protestuar edhe për mbrojtjen e ambientit…
Ju e dini që më qan shpirti për të burgosurit e pafajshëm shqiptarë…
Ju e dini që me shpirt e me zemër u organizova për regjistrimin e popullsisë dhe kur e kuptova manipulimin ndalova, sepse s’doja juve t’ju zhgënjej popull i dashur.
Ju e dini që për tragjedinë e Tetovës nuk jam ndalur asnjë çast duke kërkuar llogari, por dhe për tragjedinë e Bullgarisë e njejta gjë dhe e kam shpirtin zi.

Ju e dini që unë çdo gjë e kam bë pa qenë anëtare në asnjë parti dhe tash është koha që popullit t’ia jap edhe këtë mundësi dhe të vazhdoj ashtu stoike siç qëndrova.
Programin e lëvizjes tonë do keni mundësi ta lexoni online dhe do jetë një program i realizuar nga profesorë ndërkombëtarë dhe vendas, por ajo thelbësorja është që kërkohet barazia dhe multietniciteti.

E bukura e lëvizjes do jetë rinia e diasporës e profesionalizuar dhe e gatshme këtu për të kontribuar, por ama duke qenë faktor në kryesi dhe strukturë të partisë.
Gratë do kenë fatin të kyqen pa hamendje sepse aty është një grua dhe zëri i tyre do dëgjohet dhe vlerësohet.

Fytyra të reja, jo të politizuara, fytyra pozitive, fytyra të bukura në shpirt dhe paraqitje do jetë struktura e lëvizjes tonë:
LËVIZJA QYTETARE EVROPIANE”, është shprehur ajo. (INA)