Screenshot

“Nëse duhet të protestohet, duhet të protestohet para selisë së BDI-së”. Kështu deklaroi sot bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, për protestën e së premtes në Tetovë, të organizuar nga BDI-ja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndërrimin e emrave të rrugëve në Qytetin e Tetovës.

Mexhiti bëri një paralelizëm mes Shkupit dhe Tetovës, duke thënë se puna gjysmake e tyre ka bërë që sot të krijohen këto probleme, sepse siç tha e njejta nuk ka ndodhur në Shkup, pasi emrat janë ndryshuar konform ligjit.

Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it

“Dallimi ndërmjet Tetovës dhe Shkupit, jo vetëm Çairit, është se këtu vendimet kanë qenë finale, janë bërë në bazë të ligjit, në bazë të badenterit dhe ka pasur vendim Qeverie. Prandaj qytetarët i kanë edhe në tabela, i kanë edhe nëpër letërnjoftime, në çfarë do dokumentacioni që qarkullon, i kanë emrat e historisë shqiptare në mënyrë legale. Ndërsa në Tetovë, vendimi në komunë ka qenë valid me badenter, për 20 vjet nuk e kanë parë të udhës të sjellin një vendim në Qeveri. Kështu që nëse duhet të protestohet, duhet të protestohet para selisë së BDI-së”.

Sekretari i përgjithshëm i VLEN-it dhe njëherit zëvendës kryeministri Bekim Sali u shpreh se protestat ishin të motivuara politikisht dhe siç u shpreh puna e improvizuar e tye ka bërë që të përballen me problemet që u krijuan tani.

Sali u shpreh se vendimi për ndryshimin e rrugëve në Qytetin e Tetovës në vitin 2007, është sjellë vetëm nga ana e këshilltarëve, dhe në atë procedurë nuk është respektuar ligji, i cili thotë se për ndryshimin e atyre emrave duhet miratim nga Qeveria. Në atë kohë,shtoi ai vendimi nuk është miratuar nga Qeveria. /SHENJA/

sqShqip