KUMTESË

Në vazhdën e angazhimeve për të qenë afër çdo qytetari, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në lagjen Gazi Babë, në nëndegën “Kongresi i Manastirit”.

Ky shtab do të jetë i hapur çdo ditë për të mirëpritur çdo familje, të ri e të re, çdo qytetar që beson në ndryshim dhe në një të ardhme më të mirë për Çairin, ka thënë Mexhiti.

“Ky nuk është vetëm një shtab, por një pikënisje e fitores sonë të përbashkët. Këtu do të lindin idetë, programet dhe veprimet që do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm për Gazi Babën dhe të gjithë Çairin”, deklaroi Mexhiti.

" "

Më tej, ai tha se qeverisja që e përfaqësojnë ka treguar qartë se me guxim dhe vizion mund të realizohen projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Nga infrastruktura moderne, te politikat për zhvillim ekonomik, nga ajri i pastër, te krijimi i mundësive për rininë, kjo është ajo që kemi ndërtuar, dhe këtë do ta thellojmë edhe më tej”, theksoi më tej Mexhiti para qytetarëve të pranishëm.

Jam i bindur shtoi Mexhiti se bashkë me çairasit do ta çojë përpara këtë vizion të përbashkët.

“Bashkë me çairasit, ndryshimi është i pashmangshëm. Dhe fitorja është e sigurt”.

sqShqip