Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, njoftoi se së bashku me perfaqësues tjerë të koalicionit ka pasur takimit me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet evropiane.

Gjatë takimit u vlerësua lart roli dhe mbështetja e Bashkimit Evropian dhe e Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkrahja për agjendën reformuese që synon forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e demokracisë dhe avancimin e stabilitetit institucional.

Postim i plotë:

Sot realizuam një takim me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm me institucionet evropiane.

Në këtë kuadër, vlerësuam lart rolin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkrahjen e dhënë për agjendën reformuese, e cila synon forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e demokracisë dhe avancimin e stabilitetit institucional.

Diskutimi u fokusua në zhvillimet aktuale politike, në prioritetet kryesore reformuese dhe në hapat konkretë që duhen ndërmarrë në periudhën në vijim drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të kursit reformues dhe të angazhimit të palëkundur politik

sqShqip