April 30, 2024
Maqedoni

Mexhiti ekskluzivisht për TV News: Ka ardhur koha të mbyllet çështja e statusit të UÇK-së(VIDEO)

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, i cili tani llogaritet i vetë përjashtuar nga kjo parti, sot me shokë mori pjesë në Vaksincë të Karadakut në vendosjen e pllakës përkujtimore të dëshmorit të kombit Fadil Nimani – Tigri, me ç’rast vizituan edhe shtatoren e tij.
Në një prononcim ekskluziv për Televizionin News, Mexhiti ka vlerësuar se ka ardhur koha që të zgjidhet statusi i UÇK-së ashtu siç meritojnë luftetarët e 2001-shit.

Mexhiti poashtu theksoi se nuk duhet devijuar nga ideali i ushtarëve dhe dëshmorëve.
I pyetur për lenien pas dore të komunës së Likovës, Mexhiti thotë se kjo mund të tejkalohet me decentralizim të mëtejmë të pushtetit.

Këtë vizitë në Komunën e Likovës Mexhiti me shokët e tij e rrumbullakësuan me vizitën e varrezave të dëshmorëve në Sllupçan.
Vlora Zenuni Televizioni NEWS