Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, sot deklaroi se kundërkandidati i tij ka pranuar se ka pasur takim me Nikolla Gruevskin në kohën kur ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe se e vërteta nuk mund të fshihet.
“E vërteta nuk mund të fshihet dhe do të dalë në opinion. Unë mendoj se deklarata e tij e parë ishte e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Ai, duke u mbuluar pas termit “informacione të klasifikuara” si ministër i Punëve të Jashtme, në mënyrë indirekte e konfirmoi takimin me Nikolla Gruevskin. Për detaje të tjera, mbetet të shohim ditëve në vijim”, ka thënë në një deklarat për mediat Mexhiti. Ai ka aktualizuar temën ku në presidencë Osmani së bashku me lideritn e tij kanë këruar kthimin e Nikolla Gruevski.
“Gjithashtu dëshiroj të lidhem edhe me informacione të tjera. Në fushatën e kaluar, doli një çështje tjetër: Ahmeti, së bashku me Osmanin, në një takim te presidenti i shtetit, kanë kërkuar kthimin e Gruevskit në politikë. Po ashtu, e kam hapur edhe temën se si Gruevski iku nga Shqipëria, e jo përmes Serbisë, për të shkuar në Hungari, dhe se cila ka qenë logjistika e kësaj ikjeje”, tha Mexhiti