Mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare, ndër to edhe rruga me emrin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), njoftoi bashkëkryetari i VLEN dhe kryetar i Çairit, Izet Mexhiti.
“Këta emra janë vendosur duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe figurojnë në dokumentet zyrtare të qytetarëve.
Ftoj z. Ahmeti të heqë dorë nga manipulimet me emrat e rrugëve dhe t’i bashkohet promovimit të rrugës me emrin e LPK-së në Çair”, njoftoi Mexhiti./Lideri.mk

