Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në emisionin “Debat në Shenja”, ka thënë se bashkimi i VLEN-it vjen në kohën e duhur, si Kongres i bashkimit të 5 subjekteve dhe si investim për të ardhmen e shqiptarëve.

“Jemi mësuar me përçarje, fraksione, tani është e kundërta. Ndodhi bashkimi i forcave. Programin, idetë i shtyjmë më mirë. Flasim për proces, kjo është dinamikë, nuk përfundon këtu çështja e VLEN”, ka thënë Mexhiti.

Ai shtoi se puna e VLEN bazohet në terren, jo te figurat, por te fryma edhe në të ardhmen ku mund të ketë edhe ardhje të reja.

“VLEN nuk është mbyll me këtë proces, është Lëviza Arbëria që kemi partneritet, në Kongres ishte edhe Shkodran Alili, kandidat i pavarur që nuk ka qenë pjesë e VLEN, Mendi Qyra kandidat i pavarur që është anëtar i kryesisë e që e sheh si opsion ku mund ta forcojë idenë politike. Pra, VLEN është i hapur për intelektualë të pavarur, struktura të pakënaqura që janë opozitare”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

Mexhiti: Balancuesin e vajton vetëm opozita, VLEN brenda dy vitesh ofroi zgjidhje ligjore

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Debat në Shenja” ka folur për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione dhe ndryshimet ndër vite sa i takon këtij procesi.

Sipas tij, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve ka qenë më i rregulluar kur nuk ka ekzistuar mekanizmi i balancuesit. VLEN brenda dy viteve, siç tha ai, e ngriti këtë çështje në nivel ligjor duke ofruar zgjidhje ligjore.

“Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve më mirë ka lëvizur në periudhën 2002–2015, kur nuk ka pasur balancues, sepse janë bërë marrëveshje në bazë të partnerëve të qeverisë. Janë bërë marrëveshje politike se sa shqiptarë, sa maqedonas dhe sa pjesëtarë të komuniteteve të tjera do të punësohen. Madje, të gjitha punësimet kanë qenë të koncentruara te zëvendëskryeministri i parë shqiptar. Në atë periudhë nuk ka pasur balancuesin që e vajtojmë aq shumë sot. Pas 20 vitesh, VLEN brenda dy viteve e ngriti këtë çështje në nivel ligjor, duke ofruar zgjidhje ligjore”, ka thënë Mexhiti.

sqShqip