Një shoqëri e tregon drejtimin e saj edhe përmes shembujve që zgjedh të vlerësojë, ka deklaruar kryetari i komunës së Çairit dhe bashkëkryetar i Vlen, Izet Mexhiti, duke marrë pjesë në manifestimin “Në gjurmët e më të mirëve”, të organizuar nga Forumi Rinor Islam, ku në qendër të vëmendjes ishin të rinjtë me arritje të dalluara në arsim.

Mexhiti tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj ngjarjeje dhe të shprehte mirënjohje për nxënësit dhe studentët që, përmes dijes dhe përkushtimit, po ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Sipas tij, vlerësimi i të rinjve të suksesshëm përcjell një mesazh të rëndësishëm për brezat e ardhshëm se puna, përkushtimi dhe investimi në arsim kanë vlerë dhe meritojnë mbështetje.

Ai përgëzoi Forumin Rinor Islam për traditën e krijuar me manifestimin “Në gjurmët e më të mirëve” dhe për angazhimin që arritjet e të rinjve të marrin vëmendjen që meritojnë në shoqëri.

" "

Mexhiti theksoi se përgjegjësia e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve është të krijojnë kushte që të rinjtë të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe ambiciet e tyre.

“Do të vazhdojmë ta mbështesim arsimin dhe të përkrahim nxënësit e studentët përmes mundësive që kemi dhe nismave që ndërmarrim. Përgjegjësia jonë është të krijojmë kushte që aftësia dhe ambicia e tyre të gjejnë hapësirë për t’u zhvilluar”, u shpreh Izet Mexhiti. përcjell Zhurnal.mk .

sqShqip