May 18, 2024
Maqedoni

Menduh Thaçi: Jam shumë mirë i informuar, Qeveria sot nuk bie!

Qeveria kishte konsultime të partnerëve qeveritar në prag të seancës së sotme parlamentare ku duhet të votohet iniciativa për mosbesim të Qeverisë.

Deputeti i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot në Utrinski Brifing është shprehur se mbrëmë vonë janë mbajtur disa bisedime të fshehta në krye me Zoran Zaev dhe sipas informatave që ai ka, sot Qeveria nuk do të bie, informon Zhurnal.

“Kur negociatat zhvillohen në ora 12 të natës, bisedimet janë të fshehta. Bisedimet i udhëheqë Zoran Zaev. Mendoj se Qeveria sot nuk bie. Sipas informatave që i kam, Qeveria do të ngelë dhe do të marim datë për negociata”, thotë Menduh Thaçi.

VMRO-DPMNE janë takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, por pak e besueshme është se do të dëshironin zgjedhje të parakohshme. Besa është parti e vogël me rezultat të papërfillshëm burimor, ndërsa Aleanca ka ambicje të luftojë për pushtet, thotë Thaçi.

Menduh Thaçi e cilësoi si akt heroik dorëheqjen e Zoran Zaev pasi që edhe në Kosovë kryeministri dhe partia e tij shënuan rezultat shumë të dobët por askush nuk i kërkoi dorëheqje.

Menduh Thaçi mohon shanset të ketë një qeveri të re mes VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Levicës.

“Jo nuk vjen parasysh. Kjo nuk është optimizëm, unë jam mirë i informuar. Sot do të përfundojë gjithçka dhe Zoran Zaev do të jetë kryeministër edhe tre vite të rdhshme”, thotë Thaçi.