May 3, 2024
Kosovë

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit kundër Vuçiqit: “Do të mbahet mend…!”

Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar presidenten Vjosa Osmani për fjalimin që ajo mbajti mbrëmë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e demaskuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kjo ka bërë që Nënat e Srebrenicës të raegojnë me falenderime për presidenten Osmani.

“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani, pasi fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve u dëgjua nga e gjithë bota. Ky lloj fjalimi do të mbahet mend nga brezat. Faleminderit!”, thanë Nënat e Srebrenicës.