May 14, 2024
Maqedoni

Menduh Thaçi, 30 vite në politikë!

Dega e Tetovës organizoi event për të shënuar 30 vjetorin e angazhimit politik të z.Menduh Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare. Angazhimi politik i tij filloi si nevoje e kohës në vitin 1993, kur kursi i politik i udhëheqësve të subjektit më të rëndësishëm shqiptar të asaj kohe duhej të ndërrohej me patjetër, sepse zhvillimet politike në atë kohë nuk shkonin në favor të interesit të popullit shqiptar.

Shqetësimet e anëtarësisë rezultuan me mbajtjen e kuvendit të degës së Tetovës si shtyllë kryesore e partisë më të madhe shqiptare të asaj kohe dhe kryetar i degës së Tetovës zgjidhet z. Menduh Thaçi. Pas zgjedhjes së tij, filloi aktiviteti i vrullshëm politik e partiak dhe zgjimi i anëtarësisë së gjërë.

Në këtë event morën pjesë edhe prof.dr Sadi Bexhet si dhe opinionisti e gazetari i njohur z. Baton Haxhiu të cilët mbajtën diskutimet e tyre para të pranishmëve.
Rrugëtimi i tij politik ishte përplot punë, sakrificë dhe mund. Në fjalën e tij z. Menduh Thaçi bëri një rezyme të rrugëtimit të tij politik.

Me këtë rast u pregatit edhe një ekspozitë me 30 fotografi që shënonin disa nga momentet më të rëndësishme të proceseve politike nëpër të cilat kaloi z. Thaçi.

Sektori për informim- PDSH