May 7, 2024
Maqedoni

Arrestohet shkupjani që ishte përfshirë në aksidentin ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar personi B.B. nga Shkupi, i cili u përfshi në aksidentin e djeshëm në lumin Lepenc, ku si pasojë ende rezultojnë të zhdukur 3 shtetas të Kosovës, të cilët me veturë ranë në lumë. Nga MPB shtojnë se personi i 4 që është shapërtuar është i moshës 16 vjeçe.

“Prokurori publik dhe ekipi i SPB-Shkup kanë realizuar kontroll në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik ngasësi i mjetit “Volkswagen Touran” B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB./tv21.tv