Një video e publikuar nga Zgjim Veliu është bërë virale sot, pak para ndeshjes së madhe mes Zvicrës dhe Kosovës që nisi në orën 20:45.
Në pamje shihet një police zvicerane, shqiptare me prejardhje, e cila nuk ka mundur t’i rezistojë atmosferës electrizuese të “Dardanëve”. Ajo këndon në sinkron me tifozerinë këngën e njohur “Jo nuk ndahet Mitrovica”, duke e bërë momentin të veçantë dhe shumë të komentuar në rrjet.
Ky gjest i thjeshtë, por plot emocion, ka prekur zemrat e tifozëve dhe ndjekësve shqiptarë kudo që janë, duke treguar edhe njëherë se lidhja me vendlindjen nuk shuhet kurrë – qoftë edhe kur je me uniformë të huaj, në mes të një turme ndërkombëtare.
Pamja është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë mijëra reagime e komente pozitive për humanizmin dhe shpirtin shqiptar që nuk humbet kurrë.